Grenell jep detaje për takimin e djeshëm, tregon se diskutuan edhe për çështje të tjera

Ambasadori amerikan dhe i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se takimi për linjën hekurdhore mes dy vendeve shkoi aq mirë, sa që u diskutuan edhe çështje të tjera.

Kështu deklaroi ai për AP, ku tha se ka pasur përparim të mirë në Letrën e Synimeve për Bashkëpunimin Hekurudhor.

“Është arritur përparim i mirë këtë mëngjes në Letrën e Synimeve për Bashkëpunimin Hekurudhor”, tha Grenell të hënën në një deklaratë për AP-në, duke shtuar se bisedimet po shkonin aq mirë, sa u diskutuan edhe çështje të tjera, por nuk specifikoi se cilat.

Kujtojmë se në takimin e djeshëm për këtë çështje, delegacioni nga Kosova ishte i përbërë nga Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugor.

Kurse Serbia sipas raportimeve të mediave serbe u përfaqësua nga drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Djuric.

SHPËRNDAJE