Grenell në Beograd, ky është mesazhi i tij i prerë për Kosovën

Richard Grenelli, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë mbërriti në Beograd me një mesazh të qartë.

“Qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës dëshirojnë paqe, zhvillim ekonomik, punë dhe një jetë më të mirë për fëmijët e tyre”, tha ai.

Kjo porosi e tij që dërgoi në Beograd është postuar nga Ambasada e SHBA-së në llogarinë e saj në Tëitter me një foto të një ambasadori amerikan në aeroportin e Beogradit.

Emisari amerikan, të mërkurën, vizitoi Kosovës ku u takua me zyrtarë të lartë të këtij vendi dhe me të cilët bisedoi për dialogun.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE