Grenell paralajmëroi heqjen e reciprocitetit me Serbinë, vjen reagimi i Surroit

Konsensusi politik në Kosovë dhe uniteti trasatlantik janë të domosdoshëm për negociatat Kosovë-Serbi ka vlerësuar publicisti Veton Surroi të dielen, duke e quajtur çrregullim të pamatur politik paralajmërimin e Grenellit për heqje të reciprocitetit dhe rifillim të shpejt të dialogut Kosovë-Serbi.

Grenelli, i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun, ka paralajmëruar përmes një postimi në “Twitter” se tarifat mund të hiqen “mbase këtë javë”. Ai ka bërë të ditur se ka biseduar me liderët në Kosovë dhe Serbi, dhe se dialogu mund të rifillojë me intensitet të shtuar.

“Pengesë e pamatur politike. Prioritet i parë është COVID-19. Negociatat lypsin mjedis më të mirë, konsensus politik në Kosovë + unitet Trans-Atlantik. Mungesa e këtyre – jostabilitet për njerëzit në Kosovë dhe investimet perëndimore në rajon”, shkruan Surroi në “Twitter”.