Grenell paralajmëron Kosovën për pasoja të rënda nëse vazhdon të tregohet kryeneçe ndaj kërkesave amerikane dhe nëse marrëveshja nuk arrihet shpejtë

Pas takimit në Kosovë me liderë politikë, i dërguari special i SHBA-së për marrëveshjen Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u takua në Serbi me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, raporton Veriu.Info

Në Serbi Grenell tha se i ka bërë të qartë Kosovës se tarifa 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake është e papranueshme dhe se duhet të hiqet.

“Unë u thashë të gjithëve që kjo është e papranueshme”, u shpreh Grenell.

Tutje, Grenell tha se është duke punuar t’i afrojë palët dhe është i fokusuar për të ardhmen, për ekonominë e infrastrukturën.

Por, pjesa që duke më interesante ishte kur Grenell theksoi se ka pasur kancer dhe se të ardhmes nuk i dihet dhe se kemi vetëm të tashmen.

“Kam pasur kancer, nuk e di se çfarë do të ndodhë javën ose muajin tjetër, e kemi vetëm të tashmen”, tha Grenell.

A është ky një paralajmërim kriptik edhe për Kosovën se nëse Kosova vazhdon të tregohet kryeneçe ndaj kërkesave amerikane dhe nëse marrëveshja nuk arrihet, do të ketë pasoja të mëdha për vendin? /Veriu.info

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE