Grenell tregon çfarë dëshiron Trump në Kosovë

Është finalizuar marrëveshja për hapjen e linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë.

I Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell arritjen e kësaj marrëveshje e ka quajtur si historike për të dy palët.

Ambasadori Grenell, i cili ndërmjetësoi arritjen e kësaj marrëveshje, ka falënderuar të dy palët për siç ka thënë gatishmërinë e treguar për bashkëpunim.

Ai ka përsëritur edhe një herë se kur presidenti Trump ia kërkoi të përfshihej në zgjidhjen e problemit mes Kosovës e Serbisë, ai gjithmonë i tha se sa krenar ndihet me ekonominë e fuqishme të Amerikës, dhe andaj ky ishte qëllimi që synohej të arrihej edhe në Kosovë e Serbi, ekonomi dhe vende të reja pune.

“Ne diskutojmë për çështjet politike, por ajo çka populli duan është punë dhe zhvillim ekonomik. Ne duam të fokusohemi te kjo. Përmes linjave ajrore, hekurudhore dhe autostradave kjo mund të bëhet”, është shprehur ndër të tjera Grenell.

Ndërkaq në profilin e ambasadës amerikane në Berlin, në Twitter shkruhet se Grenell e ka hapur konferencën e sigurisë së Mynihut duke nënshkruar marrëveshjen historike për hekurudhat dhe autostradat.

SHPËRNDAJE