Griezmann i jep fitoren Francës, Gjermania ‘për gjynah’

Franca ka bërë rikthim sensacional në pjesën e dytë përballë Gjermanisë, në kuadër të Ligës A së Kombeve.

Pas fraksionit të parë që përfundoi në favorin e gjermanëve, ‘Gjelat’ shtrënguan dhëmbët dhe treguan se pse janë më të mirët në botë, duke e kthyer rezultatin në 2:1.

Pjesa e parë i takoi skuadrës së Joachim Low, që përveç se shënuan nëpërmjet Toni Kroos, kishin mundësi për ta vrarë ndeshjen.

Por pushimi duket se i ka bërë mirë francezëve, të cilët në pjesën e dytë rikthyen avantazhin, me dy golat e Griezmann, njëri me kokë e tjetri nga penalltia.

Tani kampionët e botës me një këmbë janë fitues të grupit, teksa ‘Panzerat’ rrezikojnë rënien një ligë më poshtë pas përformancave katastrofale në Ligën e Kombeve./Periskopi/

SHPËRNDAJE