Grindel dha dorëheqje për një orë dore dhuratë, Agim Ademi dënohet me burg e s’jep dorëheqje

Një orë dore që e kishte marrë si dhuratë nga një biznesmen ukrainas, bëri që ish kryetari i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Reinhard Grindel, të jap dorëheqje në muajin prill të këtij viti.

Madje, 57 vjeçari ishte larguar edhe nga posti i nënkryetarit të UEFA-s dhe nga këshilli i FIFA-s, poste këto të cilat mund t’i mbante sepse nuk e sanksiononin aktet ligjore, por që kishte zgjedhur që jepte dorëheqje morale edhe nga këto pozita.

Kryetarit i Federatës Gjermane të Futbollit jep dorëheqje, tërhiqet edhe nga UEFA dhe FIFA

Por, ani pse Grindel la të gjitha postet për shkak të një dhurate, në Kosovë është një situatë krejt tjetër. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u dënua me 9 muaj burg efektiv nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por që nuk ka shprehur gatishmëri për të dhënë dorëheqje nga posti që mbanë.

Këtë mos gatishmëri, Agim Ademi, e bëri pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, madje duke e cilësuar si të padrejtë vendimin e Gjykatës.

Komiteti Ekzekutiv ka thënë se qëndrimi i Ademit në krye të FFK-së pavarësisht dënimit, do të jetë për ta ruajtur kredibilitetin e institucionit që ai drejton.

“Presidenti Ademi do të vazhdojë t’i ndjekë deri në fund të gjitha procedurat ligjore – ankimore,  të cilat janë të parapara me ligjet e vendit, jo për ta mbrojtur postin por për ta dëshmuar pafajësinë e tij dhe për ta mbrojtur kredibilitetin e institucionit. Gjithsesi, presidenti Ademi do t’i respektojë të gjitha vendimet e institucioneve çfarëdo qofshin ato në përfundim”, thuhet në njoftimin e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Për dyshimet se kishte “shpërblyer” Katarin me organizimin e kampionatit botëror 2022, javë më parë u arrestua edhe ish kryetari i UEFA-së, Michael Platini.

Madje, Platini, ende po e vuan suspendimin katërvjeçar nga futbolli pasi ishte shpallur fajtor për pranimin e “një pagese jolegale” nga ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter. /FaktePlus

SHPËRNDAJE