Gruaja e Xhakës i bën për ‘infarkt’ serbët

Granit Xhaka ishte protagonist i ditëve të fundit për shkak të festimit me shqiponjë në ndeshjen me Serbinë pas golit spektakolar që e shënoi të premten që shkoi.

Ndërkohë, edhe bashkëshortja e tij, Leonita ka bërë “boom” ditëve të fundit me postimet e saj në rrjetet sociale.

Dhe, këto postime të zonjës Xhaka duket se i kanë bërë të marrin ‘infarkt’ serbët.

Mediat serbe, respektivisht “Kurir” ka shkruar për bukuroshen shqiptare, për të cilën thonë se i përket ‘provincës serbe të Kosovës dhe Metohisë’.

Gjithashtu, ata e kanë konsideruar edhe këtë si provokim të “bashkëshortes misterioze të Granit Xhakës”, siç e kanë quajtur ata.

Ata i kanë ripublikuar postimet e Leonitës, e cila ndihet krenare me burrin e saj për golin dhe mbi të gjitha për festimin me shqiponjë.

Gjithashtu, ajo e ka postuar edhe një fotografi të Xhakës dhe Shaqirit në Instagram, ku ka shkruar: “S’ka nevojë për fjalë”.

Serbëve iu ka djegur më shumë festimi me shqiponjë i Xhakës dhe Shaqirit sesa humbja nga Zvicra.

SHPËRNDAJE