Gruaja nga Fushë-Kosova e rrah burrin, ishte e dehur

Një grua në Fushë Kosovë, nën ndikimin e alkoolit, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.

E njejta është arrestuar, por më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë 15.10.2020 – 00:50. Është arrestuar e dyshuara f/k, pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj viktimë m/k. E njëjta me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.