Gruaja përgjak burrin derisa po bëheshin gati për emision në TV

Një grua i përgjaku hundët dhe i shqeu buzët burrit të saj, pak sekonda para se të dilnin në një studio televizive.

Çifti ishte gati të shfaqej në një emision rus, ku çiftet diskutojnë problemet e marrëdhënieve. Gruaja i mëshoi hundëve dhe i shqeu buzët burrit të saj, pasi dyshohet se mësoi se ai e kishte tradhëtuar vetëm pak minuta para se ata të shkonin së bashku në një emision televiziv.

Gruaja e paidentifikuar e sulmoi atë prapa skenës, përpara se kamerat të kishin filluar të trasnmetonin emisionin rus “Çështjet familjare”.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen ⤵⤵⤵)

Gruaja bjonde shihet duke qëlluar në burrin e saj në një skenë që kujton shfaqjen e famshme të dhunshme të organizatorit amerikan Jerry Springer.

Së shpejti, një grua tjetër, e cila mendohet se punon për kanalin televiziv MIR, arrin ta kufizojë dhe ta marrë burrin.

Përkundër përpjekjeve të tyre, gruaja arrin të lëshojë çantën e saj tek burri pasi ai largohet, duke bërë që ai të mbaj kokën nga dhimbjet.

Kur në emision burri u pyet për plagët, ai gënjeu dhe tha se ai u rrëzua në fytyrë pak para se të fillonte xhirimet. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE