Grupi 6 plus kështu do të votojë për Demarkacionin!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka zhvilluar një takim me deputetët e komuniteteve pakicë në ambientet e Kuvendit.

Diplomati amerikan ka sugjeruar përfaqësuesit e Grupit 6+ që nesër të votojnë pro ratifikimit të Demarkacionit.

Deputetja e këtij grupi, Duda Balje ka konfirmuar për “Indeksonline” se qëndrimi i tyre do të jetë në vij të së mirës së Republikës së Kosovës. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Po, grupi gjashtë plus unanimisht është pro votimit”, ka thënë shkurt ajo.

Ndërsa, mësohet se ambasadori Delawie ka kërkuar nga përfaqësuesit e minoriteteve që demarkacioni duhet që patjetër të aprovohet në Parlament.

“Duhet të shkohet një hap më tutje për liberalizimin. Pronarët atje mund ta shfrytëzojnë tokën edhe më tutje”, është shprehur ai.

SHPËRNDAJE