Guardiola: Do të jem këtu sezonin e ardhshëm, kjo është e sigurt

Pep Guardiola është duke refuzuar të vendos për një të ardhme afatgjate te Manchester City derisa vazhdon me strategjinë e tij për të shkuar sezon pas sezoni.

Që nga koha kur filloi si trajner te Barcelona, ai gjithmonë ka thënë se preferon të mos jetë për shumë sezone te një klub dhe aktualisht në marrëveshjen e tij me klubin në Etihad ka vetëm edhe një vit, transmeton portali arbresh.info.

“Kam vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën time, kjo është e sigurt”, ka thënë Guardiola derisa po njoftonte për largimin e Yaya Toures nga klubi këtë verë.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

“Ai nuk do të jetë këtu sezonin e ardhshëm dhe ne do t’i themi atij lamtumirë të mërkurën e ardhshme kundër Brightonit. Ai erdhi këtu që një kohë të gjatë dhe ajo se ku jemi ne tani është falë tij, Mancinit, Pellegrinit etj. Ai ishte një lojtar kyç për ata”

Zhgënjimi i Guardiolas pas eliminimit në Ligë të Kampionëve është lehtsuar duke e ditur që skuadra është duke u përmirësuar.

“Është një kompeticion ndryshe, unë do doja të jem në finale të Ligës së Kampionëve, do më pëlqente kjo, por Real Madridi dhe Liverpooli e meritojnë gjithashtu të jenë aty”, shtoi ai.

“Premierë Liga është e gjitha për të qenurit në konsistencë çdo tri ditë dhe ne kemi qenë më të mirët në këtë aspekt, ne kemi bërë një hap përpara në krahasim me sezonin e kaluar. Disfata është pjesë e kompeticionit dhe pjesë e lojës”

Rivali i xhiros së 37-të në Premierë Ligë i kampionit aktual është skuadra e Florent Hadergjonajt – Huddersfieldi.

SHPËRNDAJE