Gurbetqari shkatërron veturën duke bërë ‘drifta’ nëpër Prishtinë, pastaj e lë dhe ikë nga vendi i ngjarjes (FOTO)

Një aksident ka ndodhur qysh në orët e para të mëngjesit në qytetin e Prishtinës.

Në fotografitë e dërguara në adresë të Periskopit shihet se si  një makinë e tipit BMW me tabela të huaja është përplasur me një makinë që ishte e parkuar në afërsi të një objekti banimi.

Sipas lexuesit të Periskopit i cili e ka parë ngjarjen, thotë se makina e tipit BMË në afërsi të Xhamisë së Llapit ka bërë ‘drift’ në rrugë, dhe në momentin që është përplasur me makinën e parkuar, e kanë lënë veturën aty, dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

SHPËRNDAJE