Guximi kishte paralajmëruar kohë më parë se do të vie në Kosovë për ta kryer vrasjen e Aulonit (Foto)

Pas vrasjes së 16 vjeçarit, Aulon Zeka në Prishtinë, Policia e Kosovës tashmë ka identifikuar edhe personin e dyshuar lidhur me këtë rast.

Guxim Hadri, është personi i vetëm i dyshuar lidhur me vrasjen e Aulon Zekës.

Ndërkohë Indeksonline ka siguruar një fotografi në të cilin shihet një shkrim i bërë nga vetë personi i dyshuar, ku edhe kishte paralajmëruar për veprimin e djeshëm.(Kliko mbi reklamë dhe shiko videon)

Pak më parë Indeksonline ka raportuar se motivi kryesor i kësaj vrasje kishte të bënte me një lidhje dashurie, teksa pikërisht në fotografinë në fjalë  bëhet e ditur një gjë e tillë.

Lidhur me rastin në fjalë, Indeksonline do të ju mbajë të informuar.

SHPËRNDAJE