Habit Ivanoviq me deklaratën e tij: Ekstradimi i Haradinajt ishte iluzion i serbëve

Kreu i iniciativës qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” Oliver Ivanoviq, ka komentuar lirimin e liderit Ramush Haradinaj, duke thënë se ekstradimi i tij në Serbi, ishte vetëm ‘iluzion i  yni”.

”Ne kemi pasur vetëm iluzione se Ramush Haradinaj mund të ekstradohet në Serbi, dhe ky vendim ka konfirmuar mosbesimin e serbëve të Kosovës që kanë në Drejtësinë Ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Ivanoviq tha për Tanjug se vendimi nuk i ka befasuar serbët e Kosovës, sepse askush nuk ka besuar në drejtësinë e gjykatësit të gjykatës së Colmar.