Habit Vuçiq: T’u japim fund problemeve me shqiptarët

Në një tekst autorial për gazetën serbe “Blic”, Vuçiq shkruan se politika e tij është e orientuar kundër miteve që sipas tij vijnë nga rajoni, e që siç thotë ai janë ato se “Serbia për rajonin gjithmonë është fajtore dhe se dëshiron të zgjerohet në kurriz të tjerëve”.

Sipas Vuçiq, edhe gjatë vizitës që ai kishte në Kosovë, kritikuesit e tij nuk u morën me pjesët që nuk u përshtaten atyre.“Ajo se çfarë kam thënë unë është se kam kërkuar që me lap-top, laps e libër, të ‘pushtojmë’ jo vetëm Ballkanin por edhe të ardhmen, por kjo është heshtur. Pikërisht ashtu si një pjesë e opinionit në Serbi që kaloi mbi faktin se gjatë vizitës në Kosovë është bërë një diskontinuitet me politikën e Millosheviqit”, është shprehur tutje Vuçiq.

Sipas Vuçiq, tani ka filluar një epokë e re për Serbinë dhe për të gjithë Ballkanin, ku duhet të harrohet e kaluara dhe të gjithë ta marrin diçka të mirë nga kjo transmeton lajmi.net.

“Pikërisht për këtë, më e mira do të ishte që për Serbinë do të ishte që serbët dhe shqiptarët, kurdo qoftë, të arrijnë një marrëveshje dhe të zgjidhin problemet e tyre me shqiptarët”, ka shkruar në fund Vuçiq.Ai në këtë shkrim autorial po ashtu përmendi se Serbia dëshiron të ketë një vend në botë, dhe se sipas tij këtë nuk synon ta arrijë me armë.

SHPËRNDAJE