Hajnat thyejnë zyret e AGK-së

Persona të panjohur kanë thyer dje zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00. Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur edhe gjësendet e vjedhura në AGK.

“Rreth orës 09:00,kemi pranuar informatën për një rast vjedhje, në rrugën Perandori Justinian, në Prishtine saktësisht në zyrat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin.

Bazuar në te dhënat fillestare dyshohet se persona të dyshuar gjatë natës kanë hyrë me forcë brenda zyrës në fjale nga ku kanë arritë të marrin disa paisje (1foto aparat, 1llaptop, 1 tv etj.)”, ka thënë Ahmeti.

SHPËRNDAJE