Haki Abazi përjashton mundësinë e koalicionit me ndonjë parti tjetër, e presin LDK-në që ta formojnë Qeverinë (Video)

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka përjashtuar mundësinë e një marrëvshjeje koalicioni për formimin e Qeverisë me ndonjë subjekt tjetër politik, përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ai në një intervistë për Front Online ka thënë se brenda këtij 15 ditëshi kushtetues do të gjejnë formën për të arritur marrëvshjen për të cilën thotë se në masë të madhe është plotësuar.

“Në vashdimësi jemi determinu që ndryshimin ta sjellim si një subjekt politik, duke i përfshirë edhe premtimet elektorale që kemi bërë, ne jemi përcaktuar që këtë ndryshim ta bëjmë me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe do të vazhdojmë ashtu siç kemi filluar edhe brenda këtij 15 ditëshi të gjejmë formën për të arritur deri te finalizimi i marrëveshjes e cila në masë të madhe është plotësuar.

Nuk ka diskutim tjetër për formimin e Qeverisë”, tha ai.

Abazi kur është pyetur se pse e kanë mandatuar Albin Kurtin për kryeministër pa ndonjë marrëvshje paraprake me LDK-në, tha se kjo është bërë pasi qytetarët kanë dhënë besimin për të zgjedhur Kryeministër Kurtin dhe për të mos lejuar vakum institucional.

“Nuk digjet në asnjë moment kur qytetarët e votojnë z. Kurti është kandidati për Kryeministër meqë ka marrë vota më së shumti në zgjedhjet e 6 tetorit, ju e bëtë pyetjen pse e keni mandatuar. Vetëvendosje në konsistencë është bërë pjesë e ndërtimit të institucioneve, sikurse me z.Konjufca si Kryeparlamentar për të mos lejuar në asnjë moment vakum institucional në Kosovë”, tha ai.

Ai tha se VV-ja e ka dhënë fjalën për kandidatin për President që do të nominohet nga LDK-ja.

“Ne kemi pranuar pas një situate të re, sidomos pas konstituimit të Parlamentit ku z. Konjufca është zgjedhur kryetar i Parlamentit, atëherë pas kësaj situate kemi pranuar që presidenti të jetë pjesë e marrëveshjes. E kemi dhënë përkushtimit për kandidatin që do të nominohet nga LDK-ja”.

“Kjo e ka baraspeshuar marrëveshjen, nuk është çështje e pozitave është çështje e negociatave që kanë ardhur deri në këtë masë që unë menojë do të duhej të rezultojë si marrëveshje përfundimare”.

Ai ka përjashtuar ndonjë skenar të mundshëm për formimin e Qeverisë. Thotë se po presin që këtë koalicion ta bëjnë me LDK-në.

“Jo e keni parë që ne kemi qenë dhe vazhdojmë me qenë të angazhuar për të arritur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës të përfundoi në një koalicion të përbashkët me LDK-në, tani për tani jemi aty, në një situatë tjetër. Siç thash ne jemi të fokusuar të gjithë që të arrijmë marrëveshje, nuk jemi duke analizuar skenar tjetër”, tha Abazi për Front Online.

E kur u pyet për një koalicion, siç u përfolë sot në medie të lloji VPAN (VV-PDK-AAK-NISMA), ai pati një përgjigje.

“Kjo mund të jetë konspiracion i panevojshëm duke tentuar me ba lëkundje ndonjëra prej subjekteve politike, ose të LVV ose të LDK-së, por nuk është aspak e vërtetë”, tha Abazi.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE