Haliti ia ndërpret fjalën deputetes së Vetëvendosjes: Mos bëni thirrje për luftë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka ndërprerë fjalën deputetes së Vetëvendosjes Fitore Pacolli.

Deputetja Pacolli gjatë fjalimit të saj në seancën e jashtëzakonshme për përjashtimin e Kosovës nga EQAR ka folur se si pushteti e ka kap shtetin. Sipas saj të gjitha pushtetet deri më sot zgjodhën rrugën e shkatërrimit.

Pacolli nga foltorja e Kuvendit ka bërë thirrje për protesta nga ana e studentëve.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Pacollit, fjalimin ia ka ndalur nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti. AI thotë se nuk lejon që nga Kuvendi të bëhen thirrje të tilla.

Me këtë rast Haliti ka thënë se Vetëvendosje e ka djegë Parlamentin e Kosovës.

SHPËRNDAJE