Hapet akademia e parë e shkencave kompjuterike në këtë qytet të Kosovës

“Omicron” është është akademia e parë e shkencave kompjuterike e formuar në komunën e Podujevës.

Kjo kompani është hapur sot në qendër të qytetit të Podujevës, dhe do të përfshijë një varg të teknologjisë , duke përfshirë: Arduino, Little Bits, dhe Scratch, në mënyrë që hapat fillestar të programimit për studentët të jenë të kapshëm dhe interaktiv.

Qëllimi i hapjes së saj është përgatitja e shoqërisë në qasje të programimit, duke e marrë parasysh rëndësinë dhe rolin e programimit në jetën e përditshme, ne do t’i përgatisim të rinjtë me dituri për t’i mundësuar dhe fuqizuar idetë e tyre, në mënyrë që ato të rezultojnë në programe që e ndihmojnë shoqërinë.

Kjo kompani është hapur nga Xhafer Rama, i cili punon për NASA.

Në inagurimin e saj, kanë marrur pjesë nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari dhe kryetari i Forumit Rinor të LDK-së në Podujevë, Bunjamin Hoti.


Omicron është themeluar nga kompania softverike ReIvent, e cila ka për synim aftësimin e të gjtha gjeneratave në programim, elektronikë, robotikë, si dhe implementimin e tyre në përpjekje për të zgjidhur problemet e jetës.
Omicron, njëherit është akademia e parë e shkencave kompjuterike e formuar në komunën e Podujevës.

Themeluesi i Facebook-it, Mark Zuckerburg ka pohuar se në të ardhmen programimi do të mësohet edhe në shkolla. Për ta përgatitur shoqërinë në qasje të programimit, duke e marrë parasysh rëndësinë dhe rolin e programimit në jetën e përditshme, ne do t’i përgatisim të rinjtë me dituri për t’i mundësuar dhe fuqizuar idetë e tyre, në mënyrë që ato të rezultojnë në programe që e ndihmojnë shoqërinë. Të moshuarit do t’i përfshijmë dhe adaptojmë në teknologji dhe të zhdukim stereotipet shoqërore që teknologjia është e rëndë dhe e pa-përballueshme.

Omicron do të mbulojë një varg të teknologjisë , duke përfshirë: Arduino, Little Bits, dhe Scratch, në mënyrë që hapat fillestar të programimit për studentët të jenë të kapshëm dhe interaktiv. Pastaj, do të “zhytemi” në oqeanin e gjuhëve programuese, duke përshirë Javascript, PHP, HTML, CSS si dhe React, Angular, dhe Java. Ne do t’i ikim konventave tradicionale, në të cilat studentët janë të “lodhur” me teori, por do të bëjmë më shume “hands-on” projekte, ku kjo metodë e sofistikuar dhe e praktikuar në kurset në Amerikë do të jetë një zanafillë e mësimit të logjikes, alegoritmeve dhe elektronikës.

SHPËRNDAJE