Hapet Panairi i Punës në Mitrovicë

Në Sallën e Sporteve “ Minatori” në Mitrovicë, sot u hap Panairi i Punës 2017, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, Komunën e Mitrovicës dhe Zyrën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Në këtë panair janë prezantuar mbi 310 vende të lira pune nga gjithsej 46 sipërmarrje.

Besmir Salihu, drejtor i Zyrës së Punësimit në Mitrovicë, pasi ka falënderuar organizatorët e këtij panairi, ka folur për rëndesën e këtij panairi, ku punëdhënësit dhe punëkërkuesit kanë mundësi të marrin informacione për tregun e punës.

Ndërsa në fjalën e tij Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka falënderuar ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, i cili me pjesëmarrjen e tij ka nderuar bizneset pjesëmarrëse të këtij panairi. Ai me tutje ka thënë së ndjehet i kënaqur që është pjesë e hapjes së këtij panairi, i cili është një mundësi e mirë si për bizneset ashtu edhe për punëkërkuesit që të përfitojnë nga njëri tjetri.

Kryetari Bahtiri pati një porosi për të gjithë punëdhënësit dhe punëkërkuesit, që ta duan punën, të jenë të përkushtuar për punë sepse vetëm kështu do të arrijnë drejt suksesit.

Edhe ministri i MPMP- së, Skender Reçica, tha se ky panair i punës konsiderohet të jetë mjaft i rëndësishëm për ndërmarrjet e Mitrovicës e po ashtu edhe për të rinjtë, si një mundësi e mirë për zhvillim të karrierës ku dihet se kërkesat për punë ditëve të sotme janë të mëdha.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE