Haradinaj e harron papunësinë në Kosovë: Nuk është e vërtetë se ata që po kryejnë fakultet, punojnë kamariera

Gjendja me punësime në Kosovë, Kryeministrit në Detyrë, Ramush Haradinajt, po i duket mjaftë e mirë. Madje ai po thotë se nuk është e vërtetë se ata që po kryejnë fakultet, punojnë kamariera.


Ramush Haradinaj bashkë me Ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytiqi, kanë marrë sot pjesë në hapjen e shkollës fillore në fshatin Tërnj të Suharekës.

Nga atje, ai u ka bërë thirrje nxënësëve që të shkollohen, se shkolla nuk është ‘badihava’.

Madje, sipas nuk është e vërtetë se pas përfundimit të fakultetit, studentët po punojnë kamariera, shkruan Gazeta Metro.

“Nuk është e vërtetë që shkolla nuk vyen e badihava shkojmë në shkollë se nuk gjen punë e kryen fakultetin e punon kamarier”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, vlen të theksohet se Kosova shënon shkallën më të lartë të papunësisë në rajon. Ndërsa nuk janë të rralla rastet që studentët dalin publikisht dhe tregojnë se me diplomat që i marrin, po punësohen vetëm si kamariera./gazetametro.net

SHPËRNDAJE