Haradinaj e mban sekrete bisedën me kryeministren e Serbisë

Sipas kryeministres së Serbisë, kanë mjaftuar dy minuta në Londër për t’ia dhënë një mësim të shkurtër Kryeministrit të Kosovës. Ana Brnabiq ka thënë se i ka kujtuar Haradinaj “agresivitetin”, ndërsa mediat serbe po raportonin se ai i ka kërkuar falje Brnabiqit. Zyra e Kryeministrit thonë se nuk e dinë çka foli shefi i tyre me homologen e tij serbe.

Brnabiq ka dhënë versionin e saj menjëherë mediave serbe se çka ka diskutuar me Haradinajn në samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër.

Kryeministrja serbe tha se ia ka bërë të ditur Haradinajt se nuk mund të vazhdojnë me ‘sjellje agresive’ ndaj serbëve.

……………………………………………………………………………………………………………..
Ja çfarë i bëri shqiptari tifozit serb sa ishin duke e shikuar një ndeshje të Botërorit në një shesh

……………………………………………………………………………………………………………..

Ajo kishte zënë shkas te ndalimit dhe bastisjes së shtëpive, të gjashtë serbëve në Anamoravë, të cilët akuzoheshin se po i bëjnë presion pjesëtareve serbë të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Gazeta Express është interesuar të mësoj nga Zyra e Haradinajt se cka kanë folur shefat e dy qeverive në Londër ku i preku tensioni që u krijua pasi Policia e Kosovës dërgoi në mbajtje për disa orë serbët.

Zyrtarë të Qeverisë thonë se nuk e dinë çfarë ka diskutuar shefi i tyre me Brnabiqin, pasi ai nuk ka ndarë me njerëzit rreth tij informata nga takimi i shkurtër me kryeministren serbe.

“Çka kanë folë e dinë veç Kryeministri, nuk është se e ka nda me ne”, ka thënë një nga zyrtarët e Qeverisë.

Mediat në Serbi para dy ditëve raportuan se Haradinaj i ka kërkuar falje dy herë Brnabiqit, ndërsa i ka thënë se nuk ka qenë i njoftuar për arrestimin e serbëve në Anamoravë.

“I thashë atij të shoh se presionet dhe sulmet ndaj serbëve vazhdojnë. E shoh që ju keni vazhduar me praktikën e arrestimit të serbëve. Kjo ishte vetëm një deklaratë. Nuk kemi asgjë për t’i thënë njëri-tjetrit”, ka thënë Brnabiq. /Express/

SHPËRNDAJE