Haradinaj e Thaçi, homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz

Kabineti qeveritar i kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, bashkë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Tutje ata do të drejtohen në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt dhe te varret e të gjithë dëshmorëve. Homazhet fillojnë në orën 09:00.