Haradinaj e thotë sërish: Edi Rama ka qenë i angazhuar në projektin e ndarjes së Kosovës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se Edi Rama ka qenë i angazhuar në projektin e ndarjes së Kosovës.

“Ka qenë i angazhuar kryeministri Rama në opsionin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, i njohur si shkëmbim i territoreve – por që do të rezultonte me ndarje të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se që në momentin kur Rama shpeshtojë takimet e vizitat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, prej atëherë ka nisur ideja për ndarjen e Kosovës.

“Zotëri Rama ka qenë i kyçur që në inicimin e kësaj mënyrë të marrjes vesh jo vetëm Kosovë-Serbi, por edhe një marrëveshje paqeje shqiptaro-serbe”, ka deklaruar ai për Insajderin, shkruan Reporteri.net.

Haradinaj ka pranuar se ka pasur “përplasje” me Ramën në shtëpinë e Thaçit kur ishin mbledhur politikanët në një darkë të ftuar nga presidenti aktual.

Ai ka thënë se këtë projekt e ka përkrahur edhe Thaçi dhe e ka habitur si kanë mundur këta të dy ta përkrahin një projekt për ndarjen e Kosovës.

Kujtojmë se Rama e ka paditur Haradinajn për shpifje për deklaratat e tij që i ka dhënë pikërisht në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

SHPËRNDAJE