Haradinaj emëron edhe dy zëvendësministra – Ja kush janë ata!

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka emëruar edhe dy zëvendësministra. Fadil Nura nga radhët e PDK-së është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë dhe Bujar Nerjovaj nga radhët e AAK-së është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” një burim i mirinformuar brenda Qeverisë së Kosovës.

Nura, ka shërbyer si nënkryetar i Komunës së Skenderajt gjatë qeverisjes së Sami Lushtakut, ndërkaq Nerjovaj ka qenë kandidat për asambleist në Kuvendin Komunal të Prizrenit.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Gjatë ditë së sotme, Haradinaj ka emëruar zëvendësministër edhe Azem Gurin, ish-këshilltar politik i ish-ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.

Deri më tani Qeveria e Kosovës ka mbi 70 zëvendësministra. Ky numer i madh i tyre, sipas njohësve të fushës së ekonomisë do t’i kushtojë shumë buxhetit të Kosovës./Gazeta Blic/

SHPËRNDAJE