Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pritet të ketë një ditë të rëndë të hënën. Ai është thirrur nga deputetët e Kosovës të jetë i pranishëm në 4 interpelanca në Kuvendin e Kosovës.
Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thirrur atë të raportojë në lidhje me mbulimin e shpenzimeve të rrymës për serbët e veriut, ku Haradinaj nga rezervat shtetërore kishte ndarë 1 milionë euro për të paguar faturat e qytetarëve serbë atje, shkruan gazetametro.net.
Haradinaj nuk do të ketë të lehtë as me Vetëvendosjen e cila ka ngritur si shqetësim reduktimet e mëdha të rrymës gjatë këtij muaji në Kosovë si dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në institucione nga zyrtarë të lartë, e cila do të jetë interpelanca e tretë për Haradinajn. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)
E tema e katërt do të shënojë edhe kërkesën e parë për interpelancë nga grupi më i ri parlamentar. Mospërkthimi i kontratës për ‘Kosova e Re’ dhe mbajtja në heshtje e kësaj teme nga Qeveria, do të jetë arsyeja që Grupi i Deputetëve të Pavarur t’ia bëjë sefte me thirrje për interpelanca.
Përveç që do të ketë ditë të ngarkuar në Kuvend, Haradinajn e presin edhe punë të tjera. Nesër Haradinaj do të takohet edhe me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov, i cili vije në Kosovë për t’u diskutuat organizimi i samitit të Sofjes./gazetametro.net