Haradinaj: Gjysma e politikanëve tanë e “trimërojnë” Serbinë duke i thënë kemi me ta heq taksën

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka folur në lidhje me pezullimin e taksës.

Haradinaj ka thënë se është e padrejtë që t’i kërkohet Kosovës të suspendohet taksa për një shtet që na mohon ekziston ekzistencën tonë.

“Kjo gjë nuk është në logjikën e Amerikës por është fatkeqësi e udhëheqësvë tanë”, u shpreh ai.

Kreu i qeverisë tha se udhëheqësit tanë shkojnë tek të huajt dhe kërkojnë zgjidhje ndërkohë që duhet me i dhanë të drejtë krejt të qeverisë në këtë çështje të rëndësishme ka thënë Haradinaj për mediat.

SHPËRNDAJE