Haradinaj hypë në kombaj

Në fillim të fushatës së korrjeve-shirjeve, liderët e vendit e kanë zakon që të hipin vetë në kombajë, për t’i uruar mbjelljet. Një praktikë të tillë e ka ndjekur presidenti Hashim Thaçi, e sot njëjtë ka vepruar në Kamenicë edhe shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka hapur fushatën e korrje-shirjeve në komunën e Kamenicës, ku ka premtuar se do të jetë pranë bujqve.

Ai ka shprehur besimin se Kosova do të kthehet në një zonë ekonomike.
Haradinaj madje në mënyrë simbolike ka hipur vetë në kombajë, derisa ka uruar që të mbjellet sa më shumë toka dhe se do të jetë pranë bujqve.

Uroj që të mbjellen sa më shumë toka bujqësore në Kosovë, jo vetëm me grurë por me të gjitha llojet e drithërave tjera. Do të vazhdojmë të mbesim pranë bujqve”, tha Haradinaj.Haradinaj në vazhdën e takimeve që po zhvillon në Komunën e Kamenicës, ka takuar edhe fermerët e plantacionit të arrës, në fshatin Kopernicë të kësaj komune.

Haradinaj në vazhdën e takimeve që po zhvillon në Komunën e Kamenicës, ka takuar edhe fermerët e plantacionit të arrës, në fshatin Kopernicë të kësaj komune, derisa inkurajoi fermerët e kësaj zone të vazhdojnë të punojnë në këto plantacione.

SHPËRNDAJE