Haradinaj i del në mbrojtje Lahi Ibrahimajt: Dajë na ka ra hise kjo farë e keqe, duhet me u mbajte se kemi hala punë

Daut Haradinaj, i ka dalë në mbrojtje ish bashkëluftëtaret të tij e njërit familjarit – Lahi Ibrahimaj. Dihet se Brahmiaj është dajë i tij por ka luftuar edhe krah tij në zonën operative të Dukagjinit.

Brahimaj që njihet me nofkën komandant “magjupi” është ftuar nga Gjykata Speciale dhe ka konfirmuar sot se do të shkojë për të dëshmuar para prokurorëve ndërkombëtarë.

Anipse njëherë ka kaluar nëpër një proces të drejtësisë ndërkombëtare për krime lufte dhe atë në Tribunalin e Hagës ku ka qenë i bashkë akuzuar me Ramush Haradinajn dhe Idriz Balajn.

“Natën e 2 gushtit të 98′, pas një beteje tepër të përgjakshme në Jabllanicë, diku rreth orës 12 të mesnatës kam arritë në shtëpinë e Dajës Lahi.I tërë fshati digjej, dukej sikur hëna po e ndriçon këtë fshat me ngjyrë të kuqe. Hyra në shtëpi pas një kohe të gjatë dyluftimi që natyrisht ishte triumph”, shkruan Daut Haradinaj.

“Në këndin e shtëpisë shumëkatëshe që ishte bombarduar dhe po digjej, nga flakët e djeg’jës e shof një trup të copëtuar njeriu, ajo ishte gjyshja ime, nëna e Lahiut, afër saj ishte edhe gjyshja e Lahiut. I ri dhe i pa përvojë që isha, përpos përvojës së luftës, i mblodha aq sa munda copat e gjyshës sime dhe gjyshës së Lahisë”, vazhdon kujtimet e tij duke rrëfyer në Facebook trimërinë e Lahi Ibrahimajt.

“Pasi u nisa me shumë ushtarë të njesive elitë, në dalje të shtëpisë e takova Lahiun dhe Nazmiun. Normalisht që ishte tejet e rëndë, ju drejtova të dyve: “Dajë na kanë ra hise kjo farë e keqe e duhet me u mbajtë të fortë se kemi hala punë me kry. Lufta vazhdoi deri në fund dhe prapë vazhdon. Vetëm ata që e kanë dhënë jeten e kanë kry luftën…Të tjerët vazhdojnë”. DH”, shkruan Haradinaj dhe transmeton Periskopi.

Ja postimi i Haradinajt:

SHPËRNDAJE