Haradinaj: I kam dy vjet shkollë e di se çka do të na gjen po ndodhi lëvizja e kufijve

Kryeministri Ramush Haradinaj,  është duke vazhduar të sqarojë se çka do të thotë lëvizja e kufijve. Ai tha se askush nuk guxon t’i prekë kufijtë, sepse kjo do të thotë luftë.

Ai tha se është në gjendje shumë normale, prandaj as nuk lejon të hapen kufijtë.

“Unë jam shumë normal, dhe i kom dy vjet shkollë, e di se çka do të thotë lëvizja e kufijve, andaj edhe jam shumë i shqetësuar që të ketë lëvizje të kufijve, e di se çka na gjen”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.

Haradinaj, pati edhe një përgjigje për presidentin Thaçi, ku ky i fundit ka kërkuar korrigjimin e kryeministrit për çështjen e dialogut, sepse në të kundërtën mund të ketë edhe shkarkime.

Hardianaj tha se kush do që e dëshiron karrigen e tij, ai do t’ia lëshoi, sepse tashmë është mësuar t’ua lëshoi karriget./Gazeta Blic./

SHPËRNDAJE