Haradinaj i përgjigjet Isa Mustafës: Ata që nuk të votuan mos i lejo me të këshillu

Një përplasje në distance ka ndodhur mes kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe ish-deputetit të AAK-së Daut Haradinaj.

Në emisionin Analiza Zgjedhore në Klan Kosova, Haradinaj ka thënë se ideja për ndryshim territoresh ka lindur në kohën e qeverisjes së Mustafës,

Ndërsa Mustafa ka thënë se në qeverisjen e tij nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh.

Por nuk ka vonuar sërish dhe ka ardhur kundërpërgjgija e ashpër  Haradinajt.

Të kanë lajthir ata që i mban afër vetes , prandaj mos lejo me të këshillu ata që nuk të kan votu shkruan Haradinaj në Facebook.

Poastimi i plotë:

E pashë reagimin e nxituar të z.Isa Mustafa, unë kam pasë dhe kam etikë por si duket të kanë lajthitë ata që i mbanë afër vetës. Ata që nuk të votuan mos i lejo me të këshillu.

Unë asnjëherë nuk e shkeli kodin etik të Shqiptarit.

S’ka me u nda Kosova.DH

SHPËRNDAJE