Haradinaj i shqetësuar për drogat që po përdorin fëmijët, kërkon ndërhyrje urgjente të Policisë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar ambientet e zyrave qendrore të Policisë së Kosovës. Haradinaj së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn, si dhe m drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Shpend Maxhunin, kanë biseduar rreth punës që ky institucion i sigurisë bën. Haradinaj deklaroi se zbatimi i rendit dhe i ligjit është interes i secilit që jeton në Kosovë. Ndërkohë që kryeministri nuk ka dashur të deklarohet lidhur me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Tutje ai ka thënë se me udhëheqësit e institucioneve të sigurisë në vend, ka biseduar edhe lidhur me çështjen e narkotikëve. Thotë se është e patolerueshme që droga të transmetohet te fëmijët.

“Rendi dhe ligji është nevojë. Është interes i të gjithë neve që jetojmë në Kosovë. Këtu jemi në institucionin që e bartë përgjegjësinë kryesore, barrën kryesore të zbatimit të ligjit dhe rendit. Unë i falënderoj Policinë për sigurinë që po e ofron për ne. Diskutuam për detyrat më urgjente që i kemi.

Unë isha ndal të drogat tek fëmijët. Mundësia që trafikant të ndryshëm të plasojnë droga tek fëmijët e moshës minore. Kjo është e patolerueshme. Folëm për vjedhjet nëpër prona. Është dakordim i të gjithë neve që askush në Kosovë të mund t’u ofrojë fëmijëve droga. T’i rrezikojë fëmijët tanë”, ka deklaruar Haradinaj.

/

SHPËRNDAJE