Haradinaj ia bën çarenë gjumit, ja çka bëri sot në seancë

Kryeministri Ramush Haradinaj sot është përkujdesur që ta luftojë gjumin, i cili dje gjatë seancës për Demarkacionin e ka shoqëruar gjatë gjithë nëntë orëve të debatit.

Ndërsa, në seancën e sotme ku nuk do të ketë debat, por do të shkohet menjëherë në votim të marrëveshjes me Malin e Zi, kryeministri Haradinaj me vete ka marrë një kafe, të cilën shihej që e mbante në dorë. Këtë duket ta ketë bërë me qëllimin, që ta luftojë gjumin.

Fotografi dhe video të ndryshme dje janë bërë virale në internet. Ndërsa, sot ai edhe ka folur për këtë, duke u thënë gazetarëve, se seanca e djeshme ia ka kujtuar ato seancat e gjata gjyqësore të Hagës.

“Edhe atje kur zgjateshin seancat, i fusja kufjet në vesh, dhe bëja ndonjë sy gjumë”, ka thënë Haradinaj, duke komentuar situatat e djeshme në seancën për Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës, e cila ka zgjatur deri pas mesnatës.

SHPËRNDAJE