Haradinaj: Ja kur saktësisht do t’i marrin pagat për veteranët

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK sot përmbylli fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale në Deçan me qytetarë. Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj premtoi se do të dyfishohet buxheti për bujqësi, arsim, shëndetësi dhe se Deçani do të jetë model për komunat e tjera.

Haradinaj bëri me dije se rishikimi i buxhetit do të votohet në kuvend javën tjetër dhe se veteranët do t’i marrin pagat muajin e ardhshëm.

Ai ka thënë se buxheti për shëndetësinë nuk është rrezikuar në asnjë formë për mjetet e veteranëve.

“Çka parashihet për këtë vit,  për krejt kategoritë i kemi ndarë parat, parlamenti në javën që vjen ka me votua e në fillim të muajt tjetër kanë me i marrë parat, por më kurrë s’kanë me ua vonuar. Pse? Sepse çdo herë ka me përfunduar një vit më përpara dhe kurrë më mos me u bërë temë. Unë e di që jemi vonuar, por i vonuan ata që kanë qenë para nesh dhe nuk i kanë përfunduar punët dhe i kanë lënë kështu. Nuk është e vërtetë, se po e rrezikojmë shëndetësinë se i kemi dërguar parat për veteranë për kategoritë e lirisë. Mos harroni, buxheti i Kosovës i ka të parapara vijat buxhetore në bazë të ligjit”, tha Haradinaj. 

SHPËRNDAJE