Haradinaj javën e ardhshme shkon në Francë, për këtë arsye?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj më 1 korrik pritet të takohet me Ministrin e Brendshëm të Francës Christophe Castaner, në lidhje me liberalizimin e vizave. Këtë ai e bëri të ditur përmes një statusi në facebook, ku tregoi se sot u takua me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert me të cilin diskutuan për vizitën e tij zyrtare në Paris.

“Prita sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert me të cilin diskutuam për vizitën time zyrtare në Paris dhe takimin me Ministrin e Brendshëm Castaner.” shkruan Haradinaj.

Ai ndër të tjera tregoi se Qeveria ka finalizuar përgatitjet dhe argumentet e saja, të cilat ia paraqiti sot Ambasadorit Chabert dhe të cilat do t’i paraqesin edhe para zyrtarëve francez në kuadër të vizitës së tij në Francë.

“Me qëllim të kordinimit dhe avancimit të agjendës së Kosovës për liberalizimin e vizave dhe integrimin europian, partneritetit bilateral politik dhe ekonomik me Francën, Qeveria ka finalizuar përgatitjet dhe argumentet e saja, të cilat ia paraqita Ambasadorit Chabert dhe të cilat do t’i paraqesim edhe para zyrtarëve francez.” tha ai.

Ai gjatë kësaj vizite do të zhvilloj takime edhe me  përfaqësues të tjerë institucional dhe politik të Francës, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe kërkimin e mbështetjes për avancimin e agjendës europiane të vendit.

SHPËRNDAJE