Haradinaj ka një plan të veçantë për ata që mbesin pa punë pas mbylljes së Lojërave të Fatit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë do të kërkojë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për të trajtuar me seriozitet personat të cilët ngelën pa punë si pasojë e mbylljes së bizneseve të lojërave të fatit.

Haradinaj këto deklarata i dha pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, ndërsa pohoi që ishte e pritshme humbja e vendeve të punës me mbylljen e këtyre lokaleve.

”Jemi të vetëdijshëm që mbyllja e bizneseve të lojërave të fatit, rezulton edhe me humbje të vendeve të punës”.

”Presioni i madh qytetar dhe parlamentar dhe gjithë ato zhvillime që ndodhën, ka rezultuar me mbylljen e këtyre lokaleve”.

”Do të kërkojë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të hapin një program të caktuar dedikuar personave të kësaj kategorie por ende nuk kemi ndërmarr diçka konkrete”.

Veç kësaj kryeministri Ramush Haradinaj komentoi edhe deklaratat e deputetit, Shkumbin Demaliajn i cili pati thënë se do të punësonte vetëm njerëz të AAK-së.

”Distancohem nga ajo deklaratë e Shkumbin Demaliajt, nuk është ashtu”.

”Nuk mendon as ai ashtu, as asnjë njeri normal në Kosovë nuk mendon ashtu. Me hidhërime paska thënë”.

”Secili në Kosovë duhet me pas vendin e punës”.

SHPËRNDAJE