Haradinaj komenton takimin e Trump me Çitakun, tregon nëse ka ndryshuar mendim për ambasadoren

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se është i lumtur që procesi i dialogut është hequr nga duart e përfaqësueses së BE-së, Frederika Mogherini, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se tashmë procesi i dialogut është në duar të sigurta.

“Procesi është në duar të sigurta pasi i është hequr nga duart znj. Mogherini dhe tash nuk ka ndonjë rrezik për ndarje. Për të tjerat se si do të shkojnë dinamikat, nuk e di si do shkojë”, tha ai.

Kurse i pyetur për iftarin e ambasadores, Vlora Çitaku me presidentin e SHBA-ve,  Donald Trump dhe mendimin e tij për ambasadoren, Haradinaj tha se marrëdhëniet Kosovë- SHBA nuk janë marrëdhënie individuale.

“Marrëdhëniet Kosovë- Amerikë nuk janë të individëve. Janë marrëdhënie mes dy vendeve. Temat e interesit nacional nuk janë paraqitur nga ambasadorët siç i ka paraqitur kryeministri. Ka pasur ndarje të brendshme për disa tema. Besoj që u ka shërby mirë të gjithëve se është mirë të konsultohemi të gjithë me secilin. Janë detyru me e hjek dialogun nga duart e znj. Miogherini dhe prej atyre që na kanë dërguar drejt ndarjes dhe kushdo që ka qenë prapa këtij projekti pastaj, vendimmarrja është kthyer në Prishtinë”, tha Haradinaj./Gazeta Blic

SHPËRNDAJE