Haradinaj merret me patriotizëm në Mitrovicë: Nuk ndahet Kosova, dikush ka dasht me dhanë Gazivodën

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimin në Mitrovicë ka thënë se ai e ka ndalur copëtimin e Kosovës.

“Kur e kam marrë detyrën më është thënë se po ndahet e po coptohet Kosova. Por sot me s’është temë ajo, s’ndahet Kosova. E kam shpjeguar se prej faktorit vendor e kam pas rolin më të vështirë me ndalë copëtimin e Kosovës”, ka thënë Haradinaj, shkruan Reporteri.net.

Ai ka shkuar më larg ku ka thënë se dikush ka dasht me dhanë Gazivodën, por nuk ka përmend emra se kush.

Ndërsa ka folur për taksën ndaj produkteve serbe, Haradinaj ka pohuar se ajo nuk duhet të hiqet.

“I kemi sfidu edhe aleatët ndërkombëtarë, që një ditë kur duhet me dhanë diçka për njohje, është taksa është tregu”, ka thënë ai.

Ndërsa ka folur për gjigantin metalurgjik ‘Trepça’, ka thënë se kur e ka marrë mandatin janë shtruar pyetje se e kujt është, por shtoi se kjo çështje është zgjedh.

“Pahiri i ka ra me u zgjedh nën qeverisjen time. Punëtorët janë aksionar në ‘Trepçë’, tash detyra është si me e ngjallë atë. Tash bashkë mundemi me e nis edhe zhvillimin e ‘Trepçës’”, ka deklaruar Haradinaj.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE