Haradinaj mohon se njerëzit e tij po kontrabandojnë mallra serbe: Nuk guxojnë, se i çoj në burg

Kryeministri Ramush Haradinaj sonte në Jeta në Kosovë është pyetur për taksën, për çka e ripërsërit se ajo hiqet veç nëse Serbia e njeh Kosovën.

Tutje Haradinaj ka thënë se asgjë nuk është bërë pa kalkulime.

‘’Tash ne jemi në një etapë interesante të epilogut Kosovë-Serbi. Nuk janë të pakalkulume këto veprime. S’ka asgjë. Njohja e Kosovës me Serbinë. Me një dakordim të dyanshëm. Edhe kur të na njeh Serbia, ne duhet me sahku kah NATO, BE. S’ka fund, por ne nuk jemi pa kalkulime, nuk është koicidencë. Sa më të fortë që jemi si Kosovë, përball Serbisë jemi më të zotë’’, ka thënë Haradinaj në emisionin që po transmetohet në RTK.

Tutje ai thotë se Amerika ka plot aktivitete në Kosovë dhe se ato nuk janë rralluar.

‘’Amerika i ka mendimet e veta. Me i përmend vec angazhimet e Amerikës këtu. Nuk ka rrallime të aktiviteteve’’.

Haradinaj është pyetur edhe për zërat se njerëz të afërt të tij po kontrabandojnë mallra nga Serbia.

‘’Nëse ka dikush informata, ju kisha lutë që me i raportu. Kushdoqoftë. Nëse hetojnë se ka përpjekje për me heq taksën jo vec për hatër të Amerikës. Këdo që është pjesë e trafiqeve. Shkoni t’i shtijmë në burg’’.

Haradinaj thotë se s’ka njerëz të tij që trafikojnë, përndryshe do i shtinte në burg.

‘Nuk ka njeri të afërt, as nuk e njoh, as nuk guxon, se unë e coj në burg. E kanë nis një fushatë me zbehë taksën se ka pak njerëz që ia kanë kallxu vendin Serbisë. Më ka lutë një djalë i ri. Nëse krejt populli do me lënë kontrabandën, të bëjmë protestë, ose të vijnë para Policisë’’, tha Haradinaj./PERISKOPI/

SHPËRNDAJE