Haradinaj në debate nuk po lë gjë pa i thënë Thaçit, por ndryshe po sillet kur po takohen

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj gjatë vitit 2019 ka ashpërsuar deklaratat e tij ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi, nëpër emisionet televizive.

Haradinaj ka shpërthyer me deklarata gjatë vitit 2019 ndaj presidentit Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku i akuzonte për pazare me Serbinë.

Për Thaçin dhe Ramën ai tha se e braktisen kur kishte nevojë për ndihmë, madje thoshte se para kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron i bën presion ta heq taksën.

I quajti edhe mashtrues dhe se nuk po e tregojnë të vërtetën për dialogun me Serbinë, por krejt kjo sjellje e tij e ashpër po ndryshon kur po takohet me Thaçin.

Haradinaj u pa sot i relaksuar dhe në muhabet shumë të mirë me Thaçin në Akademinë Përkujtimore për Afrim Zhitinë, Fahri Fazliun, Bahri Fazliun dhe Agron Rrahmanin.

Më poshtë keni video nga Indeksonline nga disa momente të shkëputura nga biseda mes tyre./gazetametro.net

SHPËRNDAJE