Haradinaj nga Gjermania flet për takimin e Berlinit- Ka disa fjalë edhe për çështjen e kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po qëndron në Gjermani para takimit të Samitit të Berlinit ka thënë se është mirënjohës ndaj Gjermanisë lidhur me qëndrimin e saj për çështjen e kufijve të Kosovës.

Ai këto deklarata i bëri në një takim me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

“Për mua ka peshë të madhe për shkak të qëndrimit të qëndrueshëm të Gjermanisë për shkak të qëndrimit të saj për kufijtë. Jam mirënjohës ndaj kancelares për qëndrimin e saj për këtë temë’, tha Haradinaj.

Tha se nga ky Samit si palë, do të dalin më të konsoliduar.

“E kam një porosi. Kemi nevojë për ju, jo vetëm për Kosovën por edhe për Gjermaninë. Gjermania është një vend që vërtetë po mban një qëndrim që të mos dëmtohet Kosova dhe shprehim falënderim të veçantë për këtë. Sfida kemi boll, vështirësi kemi boll por Kosova do të ecë para jo prapa. Besoj që nga ky Samit do të dalim më të konsoliduar”, tha Hardinaj.

Ndryshe, me kryeministrin e vendit për në Berlin ka udhëtuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli si dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama./Gazeta Blic

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE