Haradinaj nuk hatrohet që Dardan Molliqaj e kishte akuzuar për haraç

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i ka mbetur hatri nga deklaratat e Dardan Molliqajt nga PSD i cili sa ka qenë në Vetëvendosje ka akuzuar AAK-në dhe ish kryeministrin Ramush Haradinaj për haraç.

Haradinaj në Debat Plus në RTV Dukagjini thotë se këtë term ua kanë mveshur tjerët me qëllim që ta dëmtojnë AAK-në dhe familjen e tij.

Haradinaj nuk e ka mohuar se në AAK ka pas këso dukuri të kqija, por krejt kjo është bërë në mungesë të tij dhe Ramush Haradinajt.

SHPËRNDAJE