Haradinaj paralajmëron burg për këta njerëz

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka theksuar se kushdoqë ka nënshkruar kontrata të dëmshme edhe ne PTK duhet të shkoj në burg.

“Nëse dikush ka bërë kontrata të dëmshme, atëherë ai duhet të shkoj në burg”, ka theksuar ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj ka theksuar se kushdo që ka fakte për shkelje ligjore, atëherë me këto raste duhet të merret prokuroria.

“Jo të gjithë qe janë në politikë, janë njerëz të kqinj”, tha ndër të tjera deputeti i AAK-së.

Haradinaj ka folur edhe për rastin Blakaj.

Sipas tij, ish- prokurori Blakaj do të duhej ta çonte këtë rast deri në fund.

“Unë kam shumë respekt për familjen e Blakajt. Por ai mendoj se ka gabuar që ka ikur, është dashur ta vazhdonte punën e tij”, tha ai.

SHPËRNDAJE