HARADINAJ PENALIZOI ATA QË S’KANË KRAH, MBROJTI NJERIUN E TIJ DHE TË THAÇIT

Kërkesa e kryeministrit Ramush Haradinaj ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefa dhe shefit të Agjencionit Kosovar të Inteligjencës, Driton Gashi, nuk kanë dhënë rezultate të njejta tek të dytë.

Ministri Sefa që vjen nga AKR-ja dha dorëheqje tre ditë pas kërkesës së kryeministrit për ta liruar detyrën, teksa shefi i AKI-së ende nuk është shkarkuar.

E Haradinaj nuk i ka kërkuar fare ta lirojë detyrën, ministrit të Transportit, Pal Lekaj, i cili si ministër i ka dhënë leje aeroplanit të Agjencisë së Inteligjencës në Turqi që të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, ku i ka marrë gjashtë gylenistët e arrestuar në Kosovë.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Krejt këto “penalizime” të kryeministrit, sipas drejtorit ekzekutiv të Insajderit, Parim Olluri, janë ndryshime kozmetike të cilat nuk kanë ndonjë rëndësi.

“Haradinaj ka shkarkuar njerëzit që nuk kanë krah sikurse Flamur Sefa, ndërsa e ka ruajtur ministrin e tij, Pal Lekaj që i ka dhënë leje aeroplanit të Inteligjencës turke të aterojë në Aeroport, ndërsa shefi i AKI-së që është njeri i afërm i presidentit Thaçi nuk e ka përfillë kërkesën dhe nuk ka dhënë dorëheqje, ashtu sikurse nuk mori masa as ndaj drejtorit të Policisë, Shpend Maxhuni”, ka thënë Olluri në emisionin “Debat +” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Olluri i cilësoi penalizimet e kryeministrit si “ndryshime kozmetike” ndërsa ironizoi me reagimin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili e quajti Haradinajt një “kryeministër që nuk e meriton populli i Kosovës”.

“Me ditë Erdogani se çfarë ndryshimesh kozmetike ka bërë Haradinaj kurrë nuk kish reagu në këtë mënyrë”, ka thënë Olluri në emisionin “Debat D” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.