Haradinaj: Përjetësisht e duam NATO-n në Kosovë

Gjatë fjalimit në konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë “20 vjet liri-Një vizion për paqe të qëndrueshme” kryeministri i Kosovës është shprehur modeste për sigurinë në Kosovë dhe në rajon.

“Kosova po vjen si vlerë e shtuar, modeste për sigurinë në Kosovë dhe rajon, por shpresojmë të shërbejmë për paqe në botë, partneritet për paqe, e nesër edhe në NATO”, kështu tha kryeministri në konferencën.

Ai gjithashtu është shprehur se paqen e bëjnë ata që kanë guxim, ata që e kanë bërë luftën, e kanë bërë edhe paqen.

“Mos u habitni, Kosova kërkon NATO-n përjetësisht në Kosovë. Përjetësisht kërkojmë që NATO të jetë prezent në Kosovë dhe pse? Sepse ne dëshirojmë të jemi në NATO përjetësisht po ashtu, nëse ne jemi në NATO përjetësisht, përjetësisht e duam NATO-n në Kosovë, ushtarët, oficerë, baza të ushtrisë. Pra, ne e mendojmë si një lidhje të përjetshme” është shprehur Haradinaj.

Haradinaj nuk la pa përmendur edhe cështjen e Serbisë duke thënë se interesi ynë është që të arrijm një marrëveshje me Serbinë me respektim të dy palëve.

“Interesi ynë është që të bashkohemi për të arritur një marrëveshje për paqe me Serbinë, në kufij ekzistues, me respekt të secilit, në respekt të komuniteteve që jetojnë në Kosovë, me respekt të ndërsjellë si popuj dhe që pastaj të mund të mbesim me detyrat tona të shtëpisë, në krijimin e vendeve të punës, zhvillimi ekonomik, mirëqenia për njerëzit tanë” është shprehur Kryeministri./GazetaBlic/

SHPËRNDAJE