Haradinaj: Po punojmë për mbyllje të kufirit Kosovë-Shqipëri

Në mbledhjen e sotme mes dy qeverive u nënshkruan 12 marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve të dy kryeministrat kanë mbajtur fjalime para të pranishmëve, shkruan Indeksonline.

Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh i lumtur që marrëveshjet u arritën në prag të 28 nëntorit dhe 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Haradinaj po ashtu tha se dy shtetet janë në bisedime për mbylljen e kufirit Kosovë-Shqipëri.

“Sot jemi gëzuar se në këtë mbledhje të përbashkët është bërë ngritja jonë kombëtare dhe po ashtu jemi në vigjilje të 28 nëntorit dhe 105 vjetorit, po ashtu ky vit ka qenë edhe viti i Skënderbeut. Jam i gëzuar se përmbyllëm 12 marrëveshje, me punë do e përmbyllim një protokoll për mbyllje të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe po punojmë intensivisht në unifikim doganor. Në rrugëtimin tonë euroatlantik e falënderojmë Qeverinë Rama për bashkëpunimin dhe për marrëveshjet e arritura”, tha Haradinaj.

SHPËRNDAJE