Haradinaj po tenton shkarkimin e ministrit Sefaj pas kërkesës së Milan Radojiçiq

Ministri i MPB-së, Flamur Sefaj, kohëve të fundit kishte marrë përkrahje të madhe nderkombetarëve pas disa hapave konkret për ri-integrimin e veriut.

Së fundi nën urdhrat e tij është arrestuar edhe Marko Gjuriqi, aksion për të cilin kryeministri Haradinaj kishte thënë publikisht se nuk i ka pëlqyer.

Edhe pse Haradinaj shkarkimin eventual të ministrit Sefaj po mundohet ta ndërlidh me deportimin e 6 ‘gylenistëve’ për Turqi, e vërteta qendron diku tjetër.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se kryeministri Haradinaj sot do të mundohet ta shkarkoj ministrin Sefaj, pasi një kërkesë që ka marrë të merkuren nga miku i tij, Milan Radojiçiq, i cili është njeriu kryesor i Zvonko Veselinoviqit në veri.

Indeksonline kishte raportuar para dy ditës se Haradinaj ka vizituar Milan Radojiçiqin në veri të Mitrovicës, ku edhe ka pranuar kushtin e tij për shkarkimin e Sefajt, në mënyrë që Lista Serbe pas një muaji të rikthehet në Qeveri.

Ndryshe, Haradinaj verën e vitit të kaluar shtëpinë e Pacollit e vizitonte në baza ditore, duke iu lutur që t’i bashkohet koalicionit PAN për formimi. e Qeverisë.

Veriu.info mëson se kjo nuk është hera e parë që Haradinaj koordinohet me bosin e veriut, Milan Radojiçiq, pasi që Haradinaj mbrëmjen e 5 shtatorit, vetëm një ditë pas lidhjes së koalicionit PAN-AKR, e ka vizituar Milan Radojçiqin në banesën e tij luksoze në veri të Mitrovicës për të negociuar kushtet e hyrjes së Listës Serbe në koalicion.

Veriu.info së shpejti do të ju sjellë detaje tjera nga takimet e Ramush Haradinajt me bosin e veriut, Milan Radojiçiq.

SHPËRNDAJE