Haradinaj premton rritje pagash, ja për cilën kategori

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas një takimi që ka pasur sot me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore dhe të komunitetit të mjekëve, ka paralajmëruar rritjen e pagave për këtë kategori.Në Facebook Haradinaj ka thënë se së bashku me drejtuesit e sektorëve shëndetësorë

‘Jemi mobilizuar për paga të dinjitetshme, ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme dhe avancimin e ligjeve në këtë fushë’.Haradinaj është zotuar se Qeveria e Kosovës do t’ia kthejë integritetin sistemit të shëndetësisë, duke ngritë cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

“Mjekët janë heronjtë e Kosovës dhe e kemi detyrë t’ua kthejmë dinjiteti”, ka shkruar Haradinaj.

SHPËRNDAJE