Haradinaj premton: Vizat hiqen brenda 3 muajsh

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-NISMA Ramush Haradinaj ka rispërseritur se ne rast se do të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit, liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë brenda 3 muajsh.

‘Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe krejt Evropën’, ka thënë Haradinaj, shkruan gazetametro.net.

Por, premtimi për vizat i Ramush Haradinajt nuk është aq gjë e re. Këtë po e premtojnë të gjithë kandidatët për kryeministër, e madje e kanë dhënë si premtim fushate edhe kandidatët në dy palë zgjedhje të shkuara.

Ndërkaq, siç është thënë nga ndërkombëtarët por edhe qeveria në shkuarje, liberalizimi i vizave ka mbetur peng i ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, të cilën marrëveshje e bllokuan opozita për të shkuar në Kuvend, e sidomos Haradinaj që ishte prej reaguesve të parë.

SHPËRNDAJE